Mbërriti për herë të parë në këtë nivel dhe duket se mund t’ia dalë. Të paktën kështu u kuptua pasi Besëlidhja fitoi finalen e parë të plej ofit në basketboll për meshkuj ndaj Tiranës. Rezultati përfundimtar ishte 93-77 në një ndeshje të luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe të dominuar nga lezhjanët, me përjashtim të periodës së parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ishte vendase në këtë ndeshje, ndërsa pati në fushë shumë lojtarë të huaj. Më i miri prej tyre ishte amerikani Bernard që shënoi 28 pikë, ndërsa po ashtu u dallua Robinson.
Tek Tirana, më i miri ishte Hamati me 28 pikë. Besëlidhja u përkrah nga një numër i madh tifozësh në “Asllan Rusi” të cilët brohoritën gjatë gjithë kohës. Skuadra lezhjane u ngjit në elitën e basketbollit vetëm këtë sezon, duke arritur për herë të parë në finale pasi eliminoi Kamzën. Tashmë do të synojë titullin, gjithashtu për herë të parë në histori. Ndeshja e dytë do të luhet në Sallën Sportive “Feti Borova” sërish në kryeqytet dhe kampion shpallet ai ekip që arrin i pari tri fitore.
Sfidanti.al