Kapelo: Milani mund t’ia dalë, Leao bën diferencën!

Ish-trajneri kuqezi, që fitoi Championsin në 1994 me suksesin e famshëm 4-0 ndaj Barcelonës së Krujfit, nuk ka dyshime se skuadra e tij e dikurshme mund të jetë sërish padrone e Europës. “Suksesi ndaj Napolit ishte domethënës, – thotë Fabio Kapelo, – u arrit ndaj një skuadre të madhe, shumë në formë. Milani e di se çfarë është Championsi, ka historinë, por duket se ka krijuar edhe përvojë. Një skuadër e bashkuar”. Më pas flet për Leaon duke thënë se “Leao bën diferencën, për Napolin ishte e pamundur që ta mbulonte”.

Sfidanti.al