Pasi fitoi Serinë A, skuadra e tij pati një krizë, por duket se është rikthyer. Edhe pse situata në kampionat nuk është nga më të mirat, sërish shpresa e trajnerit Stefano Pioli është për të vazhduar përpara në Champions, ku u arrit gjysmëfinalja me kualifikimin e vështirë ndaj Napolit. “Tani kemi 4 ndeshje në kampionat përpara sesa të luajmë në gjysmëfinalen e Championsit, – deklaroi ai, – Për ne, është shumë të rëndësishme. Natyrisht, që festuam në dhomën e zhveshjes dhe ishte e drejtë sepse kaluam një skuadër të madhe, skuadrën që do të fitojë me meritë të plotë kampionatin italian”.
Sfidanti.al