Spaleti: Nuk dua të flas që Napoli ka epërsi ndaj ekipeve të tjera!

Trajneri i të kaltërve vendosi të tregohej i kujdesshëm në prag të shortit të sotëm në Champions, pavarësisht kualifikimit të shkëlqyer të arritur nga skuadra e tij. Frankfurti u hoq qafe me rezultatin e përgjithshëm 5-0 dhe me një epërsi të madhe, duke realizuar arritjen historike, kalimin në çerekfinale.

“Kualifikimi vlen shumë sepse nuk është diçka e thjeshtë, – tha tekniku, – Nëse në historinë e Napolit nuk ia kishim dalë asnjëherë, atëherë ju e kuptoni sesa vlen. Vlen për historinë. Në këtë ekip kanë luajtur futbollistë të mëdhenj, ju e dini më mirë se unë. Ne e kemi arritur këtë gjë edhe për ta. Nuk dua të flas për epërsinë që kemi pasur, kjo më mundon shumë. Mund të them vetëm se skuadra këtë herë u tregua e pjekur”.

Sfidanti.al