Goli i Granit Xhakës nuk mjaftoi dhe londinezët shkaktuan një surprizë të vërtetë në kontinentin e vjetër. Arsenali u eliminua nga Liga e Europës pas barazimit 1-1 me Sportingun e Lisbonës në stadiumin “Emirejts”, dhe pas gjuajtjes së penalltive që përfunduan 5-3 për miqtë nga Portugalia. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2. Me gjasë, kryesuesit e Premier Ligës janë të përqëndruar te kampionati.
Pretendentët e tjerë u kualifikuan. Kështu bënë Mançester Junajtidi që fitoi 1-0 në Spanjë ndaj Betisit (gol, Rashford), dhe Juventusi që ia doli 2-0 në Gjermani ndaj Frajburgut (Vlahoviç, Kieza). Nuk gaboi Roma, ndërsa Fejënordi arriti një fitore tepër të thellë.
Rezultatet:
Betis-Man. Junajtid 0-1, Fenerbahçe-Sevilja 1-0, Fejënord-Shahtar Donjeck 7-1, Frajburg-Juventus 0-2, Arsenal-Sporting Lisbonë 1-1 (3-5), Ferencvarosh-Leverkusen 0-2, Sociedad-Roma 0-0, Sent Zhilua-Union Berlin 3-0.
Të kualifikuar: Man. Junajtid, Sevilja, Fejënord, Juventusi, Sportingu, Leverkuseni, Roma, Sent Zhilua.
Sfidanti.al