Sondazhi përpara shortit, ata të Milan nuk preferojnë rivalët historikë

Në prag të shortit që do të përcaktojë përballjet në çerekfinalet e Champions League, “Mediaset” zhvilloi një sondazh on-line me pyetjen drejtuar tifozëve të Milan dhe Inter, nëse do të donin një derbi në këtë fazë të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.  54% e tifozëve interistë janë shprehur se do të dëshironin një sfidë të tillë.

Ndryshe është qëndrimi i tifozëve të Milanit, pasi 59% e tyre janë përgjigjur negativisht. Inter dhe Milan janë takuar dy herë mes tyre në Champions dhe në të dyja rastet ka triumfuar Milan. Në fillim në gjysmëfinalet e edicionit 2002/2003 të Ligës së Kampioneve, ku skuadra kuqezi siguroi finalen pas dy barazimeve 0-0 dhe 1-1. Më pas në edicionin 2004/2005 në çerekfinale dhe Milan fitoi të dy sfidat 2-0 dhe 0-3.

Sfidanti.al