N’Golo Kante është zyrtarizuar si lojtar i Fenerbahçes, njoftoi të mërkurën klubi turk, duke i dhënë fund polemikave që shoqëruan finalizimin e marrëveshjes së transferimit. Mesfushori francez rikthehet kështu në futbollin evropian pas dy sezonesh e gjysmë të kaluara te Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Marrëveshja u konsiderua si një shkëmbim i drejtpërdrejtë mes dy klubeve, pasi

