Tuhel e krahason yllin e tij, Ngolo Kante, me Nejmarin dhe Mbapenë!

Për trajnerin e Çelsit mund të cilësohet mrekulli që ekipi arriti në vendin e tretë në Premier Ligë, ndërsa ky mesfushor luajti shumë pak. “Për ne, – tha Tomas Tuheli, – Ngolo Kante është si Nejmari dhe Mbapeja. Është një mrekulli që jemi në vend të tretë, ndërsa lojtari ynë më I rëndësishëm ka luajtur vetëm  40 për qind të ndeshjeve. Ai është lojtar-kyç për ne dhe të tillë futbollistë duhet të jenë në fushë”. Tuheli ka premtuar se do të qendrojë në “Stemford Brixh” sezonin e ardhshëm dhe shpreson që Kante të bëjë gjithashtu këtë gjë.

Sfidanti.al