Një kombinim rastësor, por tepër interesant ndodh këtë të diel në javën e fundit të Premier Ligës. Liverpuli do të presë Uolvesin në “Anfild” me synim fitoren, dhe duke pritur ndonjë dhuratë nga Aston Vila në sfidën që do të luhet në fushën e Mançester Sitit. Në stolin e Aston Vilës dihet që është Stiven Xherrard, ish-kapiteni legjendar i Liverpulit i cili, me gjasë, do të dojë të ndihmojë ekipin e tij të zemrës. Jurgen Klop, trajneri i sotëm në “Anfild”, u ngacmua për këtë. “Unë nuk i kam telefonuar Stivenit, – tha gjermani, – në fund të fundit, nuk luajmë ne, luajnë futbollistët. Unë jam i sigurt se ai do të jetë 100 për qind serioz në punën e tij, pa pasur nevojë që t’i telefonoj. Gjithsesi, unë e kuptoj situatën e tij, sepse mund të imagjinoj veten në vendin e tij. Nëse do të isha në një ndeshje ku do të mund të ndihmoja Dortmundin apo Maincin, kjo gjë do të ishte një motivim shtesë për mua”.
Sfidanti.al