Paradoksi: Mbape pa asnjë minutë për Realin u brohorit nga tifozët, Bejl që fitoi Championsin u vërshëllye!

Ndodhi kur madrilenët u ndeshën me Paris SG në “Santiago Bernabeu” në turin e dytë të Ligës së Kampionëve dhe me të vërtetë që të bën përshtypje trajtimi i ndryshëm i yjeve. Kilian Mbape, që ende nuk është lojtar i Realit (e ndoshta nuk do të jetë), u brohorit nga tifozët madrilenë kur iu lexua emri nga spikeri në qendrën e zërit të stadiumit. Kjo padyshim nga shpresa e madhe se ai do ta veshë fanelën “merenges”. Nga ana tjetër, Garet Bejl, një lojtar që është në “Bernabeu” që nga viti 2013 me përjashtim të huazimit tek Totenhemi në 2020-2021. Uellsiani ka luajtur 258 ndeshje për Realin e ka shënuar 106 gola duke qenë protagonist në fitoren e Championsit në 2014, 2016, 2017 e 2018, po ashtu në titullin në La Liga në 2017 dhe në trofe të tjerë, u vërshëllye nga tifozët. Kjo, sepse ai prej kohësh ka hequr dorë që të sakrifikojë për fanelën.

Sfidanti.al