Flet për Ngolo Kantenë, dhe vetë ish-mbrojtësi i “gjelave” ka qenë një nga yjet kryesorë të rruzullit në kohën e tij. Biksent Lizarazu e vlerëson mesfushorin e Çelsit si lojtarin më të rëndësishëm të francezëve. “Asnjë lojtar nuk duhet humbur, por së pari nuk duhet humbur Kante, – thotë ish-mbrojtësi i Bajernit, – ai nuk është ndonjë lojtar që luan në mënyrë të çmendur, me ndërhyrje të ashpra, nuk është një “pit bull”. Ai është më i butë, por është tepër inteligjent dhe e kupton shumë mirë lojën, ai ka intuitë. Kante është një estetist, një lojtar që bën shumë pak gabime. Ai ia heq ajrin lojtarit më të mirë kundërshtar”. Kante ka dalë vonë në skenën e madhe, 23 vjeç në elitë, ndërsa në kombëtare arriti 25 vjeç, por sot është kampion i botës. Lizarazu, një kampion i botës dhe kampion i Europës edhe vetë, gjithashtu ka fituar Championsin si Kanteja dhe e vlerëson lart.
Sfidanti.al