Dy yje shkëlqyen fort dhe ndihmuan ekipet e tyre për të fituar në NBA. Këta ishin Donovan Miçëll i Juta Xhazit dhe Xhoel Embijd i Filadelfias. Miçëll shpërtheu në ndeshjen shumë të vështirë ndaj Los Anxhelos Klipersave, luajtur në Arizonë, dhe fituar me vetëm 3 pikë diferencëm 112-109. Ylli vendas shënoi 45 pikë dhe shërbeu 5 asistë, duke u dalluar mbi gjithë të tjerët. Rivali i tij i madh, Kauai Leonard nuk bëri dot aq shumë, shënoi vetëm 23 pikë dhe kapi 7 topa në tabela, duke mos u treguar vendimtar. Pol Xhorxh shtoi 20 pikë dhe 10 topa në tabela, por Rudi Gober bllokoi gjuajtjen në sekondën e fundit kur Klipersat mund të kishin barazuar. Juta Xhaz fitoi ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të plej ofit në Konferencën e Perëndimit.
Embijd, siç shkruajnë mediat “vendosi spinën” e lojtarit më të mirë të sezonit (edhe pse doli i dyti) duke shënuar 40 pikë e duke dominuar për Filadelfian ndaj Atlantës. Në këtë mënyrë, Filadelfia barazoi rezultatin e ndeshjeve 1-1. Embijd shtoi edhe 13 topa në tabela, 2 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje, duke qenë tepër lart me nivel. Atlanta, që fitoi ndeshjen e parë, këtë herë e pati të pamundur dhe u dorëzua me shifrat 102-118.
Sfidanti.al