Totenhemi do vetëm para, mbi 170 milionë euro për Harri Kejnin

Ndoshta me këto para edhe Antonio Konte mund të bindet se Spërsat do të kenë para për të bërë përforcime, ose ndoshta do t’i takojë Ten Katesë së Ajaksit radha për të drejtuar skuadrën londineze. Gjithsesi, me cilindo trajner, Totenhemi do të ishte në fushë pa Harri Kejnin nëse ndonjë klub në Angli do të pranontë të paguante me para në dorë kartonin e sulmuesit. Presidenti Daniel Levi ka kërkuar “para kesh” për yllin e tij kryesor, dhe flitet për 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 172 milionë euro. Mançester Junajtidi dhe Mançester Siti janë në garë për kapitenin e Anglisë, ndonëse nuk do të jetë e lehtë të paguajnë këtë shifër. Junajtid do të shpenzojë ndoshta 80-90 milionë euro për Xhejdën Sançon, ndërsa kriza e koronavirusit ka krijuar probleme financiare edhe në gjigandët europianë.

Sfidanti.al