Shumë prej lojtarëve kanë pasur probleme këtë edicion. Jo vetëm mungesat e rëndësishme si Pol Pogba dhe tani Ngolo Kante që nuk pritet të rikuperohet në kohë, por edhe portieri Joris disa kohë, apo sulmuesi Karim Benzema. Pra, Franca shkon me shumë dyshime në Kupën e Botës në Katar, si dhe me Antuan Grizmanin që ka qendruar shumë në stol dhe ka luajtur pak minuta për Atletikon e Madridit, apo me Kilian Mbapenë të cilit “i ka ikur mendja” tek Paris SG. Sidoqoftë, një mesfushë pa dyshen Pogba-Kante, duket një dënim i rëndë për kampionët e botës të trajnerit Didie Deshamp.
Sfidanti.al