Është në rregull ky Tuheli? Trajneri nuk di sa lojtarë ka të vaksinuar

Dakord që futbollistët kanë jetën e tyre private, dhe të fshehta që nuk ka pse i merr vesh kushdo. Gjithsesi, kur vjen puna për vaksinën ndaj koronavirusit (ashtu si për shumë vaksina të tjera), do të ishte mirë që klubi të dinte sesi e ka “inventarin” me yjet e tij. Trajneri Tomas Tuhel duket se nuk është aspak i qartë për këtë gjë, ndërsa u përgjigj se “nuk e kam idenë sesa lojtarë të mi tek Çelsi janë të vaksinuar”. Kjo pyetje u bë pasi Ngolo Kante doli pozitiv me Kovid 19, duke humbur ndeshjen e sotme ndaj Juventusit në Champions. Në Premier Ligë ende nuk ka ndonjë detyrim për të bërë vaksinën, ndërsa e vërteta është se edhe ata që vaksinohen, nuk janë të mbrojtur nga infektimi, edhe pse mund të mos sëmuren aq shumë, ndërsa as nuk mund të mbrojnë të tjerët përderisa mund ta marrin dhe ta shpërndajnë virusin.

Sfidanti.al