Levandovski, Kimih, Musiala! Nagelsmani e ka “ringjallur” Bajernin

Ekzistonte frika nga e panjohura kur një trajner kaq shumë i suksesshëm sa Hansi Flik u largua, dhe ai u zëvendësua nga një teknik vërtet me emër shumë të mirë dhe të talentuar, por disi “riosh” dhe tepër “janki” për shijet konservatore të një klubi bavarez si Bajerni. Gjithsesi, në pak javë Julian Nagelsmani po bind gjithnjë e më shumë. Kanë mbetur pas ditët e humbjeve radhazi në fazën përgatitore, ndërsa ish-trajneri i Lajpcigut e përfundoi shpejt dhe me sukses “autoshkollën” në Mynih.

Siç shkruan analisti i Bildit, Raimund Hinko, sot tek Bajerni është vështirë të numërosh lajmet e mira. Robert Levandovski vazhdon të shënojë rregullisht, Tomas Myleri është një trajner në fushë, dhe një “objekt magjik”, Xhoshua Kimih e Leon Gorecka kanë rinovuar kontratat, ndërsa Xhamal Musiala po shkëlqen me gjithë dritën e talentit të tij. Ky Bajern është i pandalshëm në Bundesligë, dhe premton të përsërisë në Champions atë që bëri në 2013 me Jup Hajnkesin e në 2020 me Hansi Flikun.

Sfidanti.al