PSV synon Jasharin

PSV Eindhoven ka shfaqur interes për transferimin e Ardon Jasharit dhe po shqyrton mundësinë për ta afruar mesfushorin shqiptar në merkaton e janarit.

Sipas gazetarit belg Sacha Tavolieri, i cili raporton për “Sky Sport CH”, drejtuesit e klubit holandez kanë kontaktuar tashmë përfaqësuesit e futbollistit zviceran, i cili iu bashkua Milanit dy vera më parë për shumën e 37 milionë eurove.Mbetet për t’u parë nëse Milani do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga mesfushori dhe nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje. Për momentin, interesimi i PSV-së është konkretizuar me kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.