Jurgen Klop e ka te qarte: Guardiola, trajneri me i mire ne bote

Krahasimi mes Murinjos dhe Pep Guardioles  vazhdon te behet ende. Para pak kohesh u shpreh Maradona qe preferoi portugezin, nderkohe qe edhe Jurgen Klop ka thene opinionin e tij dhe trajneri aktual i Liverpulit i njeh mire te dy rivalet e tij.

‘Guardiola eshte trajneri me i mire ne bote-tha Klop qe permendi edhe krahasimin e famshem-do thosha te njejten gje, per secilin trajner qe do te permendnit’.

Jurgen Klop dhe Pep Guardiola kane qene rivale dikur kur punonin ne Bundeslige me Borusian e Dortmundit dhe Bajernin e Mynihut, nje rivalitet qe tashme eshte transferuar ne Premier League dhe Klop ka goxha avantazh kundrejt katalanasit. Ne 14 perballje mes tyre, Klop ka fituar 7, ka humbur 5 dhe 2 te tjera kane perfunduar ne barazim.

Sfidanti.al