Ronaldos së Juves, një portret i shkëlqyer goli kundër … Juves!

Statuja që i krijuan në vendlindjen e tij në Portugali ishte një katastrofë. Edhe e përpunuar, ajo nuk arriti ta kënaqte jo vetëm Kristiano Ronaldon, por as admiruesit e tij, e po ashtu ishin të shëmtuara edhe të tjera përpjekje për ta personalizuar në formë artistike.

Më në fund, ylli i sotëm i Juventusit mori një dhuratë për të qetë, madje të mrekullueshme, veçse një nga ato që mund t’i pëlqejnë atij vetë, por jo punëdhënësve të tij. Një artist kolumbian, i quajtur Maurisio Benitez, i dhuroi një portret të golit të madh shënuar kundër Juventusit në Champions, golit me roveshatë.

Portreti është realizuar me kristale xhami Svarovski, punim me siguri shumë i shtrenjtë nga Benitezi, i njohur ndryshe me emrin e artit “Zoti Bling”. Ronaldo e pranoi me kënaqësi, ashtu siç u kënaq edhe zoti Bling, por me siguri Juventusi do të jetë mërzitur pak. Mirë që Xhanluixhi Bufon nuk është më aty.

Sfidanti.al