Kujt ia dedikon golin Higuain? Nuk është femër, por një mashkull i fortë..

Milani, më në fund, e ndërpreu serinë prej katër ndeshjesh pa fitore në Kalçoligë, duke fituar 2-1 kundër SPAL-it. Gonzalo Higuain ishte heroi i ndeshjes me golin që ky sulmues argjentinas shënoi mbas një pauze prej rreth dy muajsh ose mbas gjithsej 865 minutash “thatësire”.
Goilin e tij Higuaini e festoi me trajnerin e tij, Xhenaro Gatuzo, madje edhe golin e vet mbas ndeshjes ai ia dedikoi atij, për të cilin akoma nuk dihet se deri kur do të jetë trajner i Milanit.
“Mbas disa hapave të gabuar, ishte e rëndësishme që ne të fitonim tri pikë dhe tani ne mund t’i kalojmë të lehtësuar festat e Vitit të Ri me të afërmit tanë. Unë e di se tifozët presin më shumë dhe unë kam besim te projekti i ri i klubit tonë, kështu që ne do të kthehemi në rrugën e fitores. Këtë gol unë ia dedikoj Gatuzos, pasi ai gjithnjë më ka mbështetur dhe ka qenë i sinqertë me mua”, deklaroi Iguaini.
Sfidanti.al