Në tenisin e meshkujve nuk ka asnjë si ai. Rozher Federer u kthye në Zvicrën e tij si kampioni i padiskutueshëm i këtij sporti për gjininë e tij. Me 20 tituj Grand Slem, ai lë prapa Rafael Nadalin që ka 16, Pit Samprasin me 14, dhe pastaj Roi Emersonin e Novak Gjokoviçin me nga 12.
