Roxher Federer shkruan një tjetër faqe të historisë së tenisit duke triumfuar në Australian open. Në moshën 36 vjeçare zvicerani arriti të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar për ta cuar në 20 numrin e titujve Grand Slam të fituar në 30 finale të luajtura. Janë këto shifra që tregojnë madhështinë e këtij tenisti që duket se nuk njeh kohë. U përpoq Marin cilic në finalen e këtij edicioni të Australian open që të kalojë Federer, por ky i fundit tregoi pse e konsiderojnë tenistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Rreth 3 orë zgjati sfida mes Federer dhe Cilic i cili edhe këtë radhë pa t’i shfaqej fantazma e finales së Uimbëlldonit të vitit të kaluar. kroati ka meritën që ia vështirësoi jo pak gjërat Federerit duke e cuar ndeshjen në 5 sete, por në fund ai u gjunjëzuar përballë Madhërisë së tij. 6-2;6-7;6-3;3-6;6-1 ishte rezultati i seteve të kësaj ndeshjeje që u fitua 3-2 nga Federer i cili në fund të sfidës nuk mundi dot të përmbajë lotët për shkak të emocioneve të këtij triumfi.
Federer është legjenda në aktivitet e tenisit botëror që i pasuron statistikat për t’i cuar drejt përjetësisës. 6 turnetë e fituar në Melbërn, 1 në Roland Garros, 8 në Uimbëlldon dhe 5 titujt e US Open janë shifra që nuk kanë nevojë për koment dhe që tregojnë klasin e pafund të këtij tenisti, mungesën e të cilit do ta ndjejnë të gjithë në momentin që ai do të tërhiqet. Por për momentin le t’i gëzohemi spektaklit që ai dhuron në fushën e lojës.
sfidanti.al