Hjong Chung trondit australian Open duke eliminuar ish numrin 1 të botës, Novak djokovic. Tenisti koreanojugor zhvilloi një los shumë solide kundrejt Xhokoviç duke e mundur pastër 3-0 me sete 7-6; 7-5; 7-6 duke shënuar edhe emrin në histori pasi bëhet i pari tenist nga Koreja e Veriut që arrin në cerekfinale të një turneu Grand Slami. Xhokovic e pati të vëhtirë të përballojë kundërshtarin e tij duke i thënë lamtumirën Australian Open dhe në të njëjtën kohë ia lehtësoi rrugën federer drejt finales së madhe.
Nga ana e tij zvicerani nuk e pati të vështirë në përballjen me hungarezin Fushovic të cilin e mposhti 3-0 me sete 6-4;7-6;6-2 për t’u bërë tenisti më i vjetër në moshë që kalon në cerekfinale që nga viti 1977. Në çerekfinale,numri 2 i botës do të masë forcat me Tomas Bërdiç i cili eliminoi me shumë lehtësi Fabio Fonjinin duke e mundur 3-0 me sete 6-1;6-4;6-4
te femrat,, Simona Halep nuk pati probleme me japonezen Osaka të cilën e mundi për 1 orë e 9 minuta 2-0 me sete 6-3;6-2 duke prerë biletën për në cerekfinale të Australian Open. ajo që hasi vështirësi në 1/8 e finaleve ishte Anxhelik Kerber që mundi 2-1 Hsieh nga Tajvani. Pasi humbi setin e parë 4-6, Kerber reagoi duke fituar dy të tjerët 7-6;6-2. U kualifikua mes 8 më të mirave edhe amerikania Medison Kis që mundi francezen Karolin Garsia 2-0, 6-3; 6-2.
sfidanti.al