Mario Balotelli te Juventusi? Kjo eshte ‘bomba’ e merkatos e leshuar nga tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas te cilit futbollisti ka arritur marreveshjen me bardhezinjte per transferimin e tij ne Torino ne sezonin e ardhshem per te lere Nisen ne forme huazimi.
Gjithnje sipas ‘The Sun’, kjo marreveshje u arrit fale Mino Raioles, agjentit te sulmuesit italian, i cili ruan raporte te shkelqyera me drejtuesit e Juventusit. ‘The Sun’ thekson gjithashtu se Zonja e Vjeter ka pergatitur edhe nje kontrate 5 vjeçare per SuperMarion.
Baloteli qe duket se ka rilindur te Nise, e sheh kalimin te Juventusi si shansin e fundit per te rritur nivelin e tij te lojes dhe rikthimin e tij ne Kombetaren Italiane.
Nese kjo histori verifikohet, atehere Baloteli do te behet futbollisti i 12 ne kampionatin italian qe luan si me Juventusin ashtu edhe me Interin e Milanin.
Sfidanti.al