Peshëngritje/ Enkileda Carja shpallet nënkampione e Europës

Peshëngritësjëma shqiptare Enkileda Carja ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur nënkampione e Europës U20 në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj dhe U23, që po zhvillohet në Durrës. Sportistja kuqezi shkëlqeu në kategorinë deri në 69 kilogramë për të reja, duke e mbyllur garën me tri medalje: dy të argjendta dhe një të bronztë.

Carja siguroi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ku arriti të ngrinte 101 kilogramë në provën e tretë. Më pas, ajo u paraqit me sukses në stilin e shtytjes, duke realizuar të tria provat dhe duke arritur peshën maksimale prej 123 kilogramësh, rezultat që i dha medaljen e argjendtë.