Me triumfin ne Australian Open qe eshte titulli i 20 Grand Slam ne karriere, Roxher Federer beri nje hap gjigand drejt vendit te pare te renditjes boterore duke kercenuar pozitat e Rafael Nadal.
Ne finalen e se dieles ndaj Çiliçit, Federer fitoi 2000 pike, ndersa spanjolli qe u eliminua ne cerekfinale humbi 840 pike duke qene se vitin e kaluar ishte finalist. Ne kete moment Nadal ka 9760 pike, ndersa Federer 9605 pra vetem 155 pike me pak.
Problemi per gjeniun nga Bazeli qendron ne faktin se ai ka shume pike per te mbrojtur ne pjesen e pare te sezonit; 2405 ne turnete e Dubait, Indian Uellsit e Majemit me keto dy te fundit qe jane turne Masters qe i ka fituar. Ndersa Nadal qe eshte ne dyshim per turneun e Akapulkos, fitoi 990 pike ne turneun meksikan e pikerisht atyre Masters ne SHBA.
Sfidanti.al