Federer drejt titullit të 20 Grand Slam, arrin gjysmëfinalet e Australian Open

Roxher Federer bën një hap gjigand drejt titullit tëe tij të 20 Grand Slam në karrierë. tenisti zviceran u kualifikua për në gjysmëfinale të Australian Open pasi kaloi në cerekfinale çekun Tomas Bërdiç me rezultatin 3-0. Dhe të mendosh që ishte pikërisht Bërdiç ai që e nisi vrullshëm duke marrë kryesimin në 4-1 në setin e parë. Por 36 vjeçari me klasin e tij diti ta kthejë ndeshjen në favor duke fituar jo vetëm këtë set 7-6 por edhe 2 të tjerët 6-3;6-4.

Në gjysmëfinale, Federer e pret talenti koreanojugor Çung që shkruan një tjetër faqe të historisë së tenisit në vendin aziatik. Çung e zuri vendin e tij mes 4 më të mirëve të Australian Open pasi eliminoi Sandgren me rezultatin e pastër 3-0(6-4; 7-6; 6-3).

Në kategorinë e femrave, Simona halep dhe Anxhelik Kerber nuk e patën aspak të vështirë kalimin për në gjysmëfinale të Australian Open. Rumunia Halep, kaloi në çerekfinale, Karolina Pliskovën 2-0. Numri 1 i renditjes WTA, shpenzoi vetëm 1 orë e 11 minuta në fushën e lojës për të mbyllur këtë ndeshje në favorin e saj me sete 6-3;6-2. Akoma më e lehtë u bë detyra e kerber në përballjen me amerikanen Medison Kis. tenistja gjermane e dominoi totalisht ndeshjen me Kis duke i fituar setet 6-1;6-2.

sfidanti.al