Në Botërorin e MotoGP nisi seria e prezantimit të motorëve të rinj të skuadrave pjesëmarrëse. Siparin e hapi skuderia italiane e Dukatit, e cila u pasia nga ajo japoneze Yamaha. Ritmi i muzikës rock pushtoi mataderon e Madridit ku u mbajt eventi i zbulimit të Yamaha M1 e cila edhe për 2018 do të përdoret nga Valentino Rosi dhe Maverik Vinjales
‘Mund dhe duhet të bëjmë më mirë këtë vit-u shpreh Rosi në lidhje me pritshmëritë e kësaj skuderie në botërorin e ri të MotoGP -kjo arrihet duke punuar shumë me motorin duke këmbëngulur te elektronika dhe te detajet e tjera me synimin që të shfrytëzojmë sa më mirë gomat’
Prezantimi i Yamaha M1 u shoqërua me lajmin e rinovimit të kontratës së Maverik Vinjales deri në vitin 2020 dhe ishte vetë piloti spanjoll që konfirmoi gjithcka.
‘Do të qëndroj te Yamaha edhe 2 vjet të tjerë pas 2018. Këtu ndihem shumë mirë pasi një pjesë e ëndrrave të mia u bënë realitet-tha piloti i talentuar spanjoll për të cilin ky do të jetë viti i dytë që do të garojë me Yamahën në Botërorin e MotoGP që do të nisë pas disa muajsh.
sfidanti.al