Dëmtimi muskular e lë spanjollin Nadal jashtë fushave për 3 javë

Dëmtimi muskular i pësuar gjatë ndeshjes me Marin Çiliç që e shtyu të tërhiqej nga Australian Open, e lë Rafael Nadal jashtë fushave të lojës për 3 javë. Ishte stafi i Nadal që e bëri të ditur lajmin pas rezonancës manjetikë së cilës iu nënshtrua 31 vjeçari.

Testet treguan se Nadal pësoi një dëmtim të shkallës së parë të muskulit në pjesën e sipërme të këmbës duke detyruar tenistin që të pushojë. Spanjolli do të fillojë stërvitjen në mënyre graduale pasi të ketë kryer trajtimin fizioterapeutik dhe pritet që të kthehet në fushat e lojës në 25 shkurt në turneune Akapulkos në kuadër të përgatitjeve për turnetë Masters të Indian Uellsit dhe Majemit.

sfidanti.al