Nuk ka ditë që në median franceze të mos flitet për situatën e Nejmar te Paris Sën Zhermen. Kapitulli i fundit i kësaj historie është shkruar tek të përditshmet ‘L’Equipe’ dhe ‘Le Parisien’ sipas të cilave Nejmar po përjeton një gjendje kaq të dëshpëruar sa ka arritur deri aty sa të jetë penduar për transferimin e Paris Sën Zhermen.
‘L’Equipe’ thekson se Nejmar nuk po ndihet mirë që nga momenti kur mbërriti në Paris dhe se tashmë është i lodhur nga Ligue 1, një kampionat ku preferohet loja mbrojtëse dhe ku ai po pëson shumë faulla. Kësaj gjendje i shtohen edhe irritimet e tifozëve të cilët në ndeshjen e fundit të Paris Sën Zhermen e fërshëllyen Nejmarin pasi nuk lejoi Kavanin të gjuante 11 metërshin, dicka që e bezdisi jashtë mase brazilianin i cili duket se ndjen mungesën e Ligës spanjolle
ndërsa ‘Le Parisien’ flet për rritjen e gjendjes së alarmit te skuadra e Paris sën Zhermen pasi raportet mes 25 vjecarit dhe trajnerit Emeri e Kavanit janë ende shumë të ftohta, ndërkohë që janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të tij te Reali i madridit dhe lajmi më i fundit i publikuar thekson se Nejmar është gati të pranojë edhe një ulje të pagës së tij për të kaluar tek skuadra e ‘Los Blancos’
sfidanti.al