Duhej edhe një sekondë deri në përfundim të periudhës së parë. Lebron Xhejms pikërisht në atë moment, realizoi një kosh me vlerë historie. Kapiteni i Klivlendit kaloi kufirin e 30 000 pikëve në karrierë, duke thyer edhe një rekord, atë të lojtarit më të mirë që e bën diçka të tillë. i mbiquajturi “Mbreti Xhejms” e la shumë prapa ish-rekordin e Kobi Brajantit, pasi në ndeshjen ndaj San Antonios ishte në moshën 33 vjeç e 24 ditë, ndërsa ish-ylli i Lejkërsave plot 34 vjeç e 104 ditë.
Lebron u bë vetëm lojtari i shtatë në historinë e NBA-së që del mbi 30 000 pikët, me pesë të tjerët që janë shumë të shquar si Karim Abdyl Xhabar, Karl Maloun, Majkëll Xhordan, Uilti Çembërlen dhe Dirk Novicki. Basketbollisti me numrin 23 ka sot 30 21 pikë, duke qenë rreth 800 pikë larg Novickit, i cili ende vazhdon të jetë lojtar aktiv, ashtu si Xhejmsi.
Ky rekord është reklama më e mirë për një karrierë të jashtëzakonshme të njërit prej yjeve më të mëdhenj që ka parë ky sporti, që konkurron për të qenë më i madhi me legjendat Majkëll Xhordan e Bill Rasëll. Ai ka arritur shtatë herë radhazi në finalen e NBA-së, duke fituar tri herë titullin me Majemin e Klivlendin. Po ashtu ai është 14 herë pjesëmarrës në Ndeshjen e Yjeve, vetëm një më pak se rekordi tjetër i Kobi Brajantit. Shpresa është vetëm që Lebron të jetë sa më gjatë në Arenat e basketbollit për t’i dhënë kënaqësi publikut dhe pse jo, për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve.
Sfidanti.al