Pas 8 sezoneve me 18 tituj te fituar mes te cileve 4 Liga Spanjolle, 2 Liga Kampionesh e 4 Kupa Mbreti, per Havier Maskeranon ka ardhur koha t’i jape fund aventures me Barcelonen. Argjentinasi nepermjet nje konference shtypi u dha lamtumiren drejtuesve, stafit teknik dhe futbollisteve te tjere te skuadres katalanase. Dhe ishte nje lamtumire e dhene mes loteve.
‘Po e mendoja prej kohesh ndermarrjen e ketij hapi. Kur luan me Barcelonen, gjeja me e veshtire eshte largimi prej saj-u shpreh Maskerano-ndihem i privilegjuar. E kam thene gjithnje, vleresimi per personat me te cilet punon eshte stimuli dhe dhurata me e mire. Te gjitha fjalet e mira qe u thane do t’i mbaj ne zemer, por ketu jam une njeriu me fat. Para 7 viteve e gjysme erdha per te bere realitet nje enderr dhe kjo enderr mbaroi. Largimi duke mbartur te gjithe kete dashuri eshte gjeja me e mire qe mund te ndodhe’.
Havier Maskerano donte vazhdoje karrieren e tij ne Super Ligen Kineze me skuadren e Hebei Fortune drejtuesit e se ciles paguan per te 10 milione Euro.
Sfidanti.al