Lindzi Uon tregoi se ajo është gati për një fitore tjetër olimpike, pasi ajo dominoi në garën e zbritjes në Kortina D’Ampeco, duke fituar me në epërsi prej pothujase një sekonde të plotë. Skiatorja amerikane e lartpërmendur, në arenën e skive, “Olimpia dele Tofane”, shënoi kohën më të mirë 1,36’48’’, duke lënë mbrapa 0,92 sekonda Tina Vajraterin e Lihtenshtainit.
Kjo ishte fitorja e 12-të rekord e Lindzi Uonit në Kortina D’Ampeco dhe e 79-ta në karrierën e saj, duke qenë larg vetëm shtatë fitore nga rekordi i “përjetshëm” i skiatorit të famshëm suedez, Ingemar Stenmark, që ka 86 fitore.
Sfidanti.al