Ish-portieri i Leipzig, Peter Gulacsi, dhe familja e tij kanë rënë pre e një grabitjeje me armë në shtëpinë e tyre në Puzol të Spanjës. Raportohet se portieri, i cili aktualisht luan për Villarrealin, dhe bashkëshortja e tij, Diana Vigh, janë mbajtur nën kërcënimin e armës vetëm pak orë para se 36-vjeçari të luante në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.
Portieri hungarez nuk mori pjesë në ndeshje pasi një grup prej katër personash të maskuar dhe të armatosur me pistoleta hynë me forcë në shtëpinë e tyre luksoze, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në veri të Valencias.

