“Shumë keq, më duhet të përmbahem shumë, por është një refleksion përballë pasqyrës dhe duhet evidentuar momenti ku është klubi ynë sot. Vitin e kaluar ne kemi zhvilluar një sezon mjaft të mirë, por na duheshin përforcime. Prisja më shumë investime. Prisja më shumë prej drejtorit teknik (Jason Wilcox). Më duhet të jem i ndershëm, ne lojtarët duhet të bëjmë më shumë, por edhe klubi duhet të bëjë më shumë pasi skuadra sot nuk është gati për të tilla mbrëmje”.
Reflektimi pas ndeshjes i Lisandro Martinez mund të konsiderohet si një sulm direkt i mbrojtësit karshi drejtuesve më të lartë të United. Deklaratat e mbrojtësi argjentinas janë komentuar edhe nga ish-lojtarë të njohur të Premier League, të cilët kanë konsideruar këto fjalë si ofenduese për klubin.

