Legjenda e Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, në një prononcim në radion “Marka”, vuri në dukje hallkën më të dobët të Realit që, sipas tij, është mbrojtësi i majtë, Marselo, ndërkohë që ai foli edhe për Kristiano Ronaldon. Ka shumë spekulime lidhur me të ardhmen e tij, ndërsa thuhet se presidenti i klubit “mbretëror”, Florentino Perez, nuk do që t’i ofrojë atij ndonjë kontratë të re. Aktualisht, Ronaldo nuk ndohet në formën e tij më të mirë dhe Miajtoviçi, kështu, sheh dy fytyra të Ronaldos, një në La Liga dhe një tjetër në Ligën e Kampioneve.
“Me Ronaldon duhet të bisedohet hapur, pra pa doreza, që ai të pyetet, nëse do që të vazhdojë të luajë ose jo me Realin. Ronaldo, me sa shoh unë, luan dhe ndjehet mirë në Ligën e Kampioneve, gjë që nuk mund ta them për Primerën. Ndoshta, ai është shumë më i motivuar në Ligën e Kampioneve”, vuri në dukje Mijatoviçi.
Sfidanti.al