Finalja e Australian Open do te jete e njejte me ate te Wimbledon 2017, perballe Marin Çiliç do te jete pikerisht Roxher Federer, kampioni ne fuqi i ketij turneu. Tenisti zviceran qe do te luaje finalen e tij te 30 ne turnete Grand Slam ne karriere e pati shume te lehte sfiden gjysmefinale me zbulimin e Australian Open, koreano jugorin Çung me kete te fundit qe u detyrua te terhiqej per shkak te nje problemi fizik.
Roxher Federer ishte dominues ne kete ndeshje me 36 vjeçarin qe e kishte fituat setin e pare, nderkohe qe ne te dytin kryesonte 5-2 kur Çung shfaqi problemet e tij qe e detyroi ate te terhiqej.
‘Me vjen keq per Çung-tha Federer-nuk mund t’i gezohem plotesisht kalimit ne finale, sepse nuk doja qe te ndodhte keshtu’.
Roxher Federer do te kerkoje qe te dielen te fitoje titullin e tij te 20 Grand Slam. Per tenistin nga Bazeli do te jete finalja e tij e 7 ne Melbern nga te cilat 5 i ka fituar me 2004 kunder Safin, ne 2006 ndaj Bagdatis, ne 2007 kunder Gonzales, ne 2010 ndej Merrej dhe ne 2017 ndaj Nadal.
Sfidanti.al