Reali, Serena Uiliams dhe Federeri – më të mirët më 2017

Unioni ndërkombëtar i gazetarëve sportivë zgjodhi, ditët e fundit, sportistët dhe kolektivat sportivë më të mirë për vitin e kaluar. Sa për dijeni, në votim morën pjesë 517 përfaqësues të medias nga 112 shtete. Votat më të shumta i grumbulluan tenistët Rozhe Federer dhe Serena Uiliams, të pasuar nga Katinka Hoshu (not) dhe Alison Feliks (atletikë). Për tenistin zviceran, kjo ishte hera e 4-t që ai e fiton këtë çmim, duke barazuar kështu sprinterin Usain Bolt. Vendi i dytë në konkurrimin për meshkuj i takoi Kristiano Ronaldos, ndërsa ai i tretë – Lionel Mesit.

Si kolektivi më i mirë sportiv për vitin 2017 u zgjodh Reali i Madridit, para përfaqësueses gjermane të futbollit dhe kampionit të NBA-së amerikane, Golden Stejt.

Sfidanti.al