Nejmari fiton për herë të tretë “Sambën e artë”

Nejmari fitoi, këto ditë, edhe një çmim tjetër, si futbollisti më i mirë aktual brazilian. Kjo është hera e tretë që futbollisti as i PSZH-së e fiton “Sambën e artë”, të cilën e jep mediumi “Sambafut” për futbollistin më të mirë brazilian që luan në Evropë. Nejmari e ka fituar këtë çmim edhe në vitet 2014 dhe 2015, ndërkohë që dominimin e tij, vitin e kaluar, e ndërpreu Kutinjo që edhe kësaj radhe ishte konkurrenti kryesor i Nejmarit që e fitoi garën me 27,7 për qind të votave, ndërsa futbollisti i Liverpulit – 16,64 për qind.

“Samba e artë” ka filluar që të jepet, më 2008, ndërsa zgjedhja e futbollistit më të mirë bëhet mbi bazën e votave që japin gazetarët sportivë, vetë futbollistët dhe internet-tifozët. Fituesi i parë i këtij çmimi ka qenë Rikardo Kaka, ndërkohë që atë e ka fituar edhe Tiago Silva, madje, tri herë radhazi.

Sfidanti.al