Reali i Madridit ka shumë mundësi që, sezonin e ardhshëm, të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e vet, duke sjellë emra të mëdhenj në ekip. Nëse klubi “mbretëror” do t’i realizojë objektivët e vet, ai do të bëhet, më të vërtetë, i pandalshëm. Reali ka kohë që po tregon interesim për Eden Azarin e Celsit dhe, ashtu si qëndrojnë punët, ka shumë mundësi që ky futbollist belg të veshë bluzën e Realit. Po ashtu, nëse ky klub madridas merr përgjigjepozitive edhe nga Totenhemi, atëherë, gjiganti spanjoll do të bëhet, me të vërtetë, i papërballueshëm.
Thuhet se Reali është gati që të paguajë për sulmuesin Hari Kein, madje, edhe 170 milionë euro, ndërkohë që kryesia e këtij klubi është gati që, veç parave, të dërgojë te Totenhemi edhe ish-yllin e ketij ekipi Garet Bejli, duke qenë se Reali ka kohë që nuk mbështetet më te shërbimet e këtij futbollisti uellsian.
Sfidanti.al