Ish-lojtari i Milanit, një luftëtar vërtet i palodhur në fushë, Kaha Kaladze, para pak ditësh, u bë kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi. Në fakt, Kaladze ka kohë qëështë aktiv në politikë, ndërsa ka organizuar edhe ndeshje me karakter humanitar, ka ndihmuar në eliminimin e pasojave të përmbytjeve në vendin e tij dhe ka krijuar një fondacion të tijin që zhvillon veprimtari bamirëse, ndërkohë që, sikurse dihet, ai ka luajtur me shpirt edhe në kombëtaren e Gjeorgjisë.
“Falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Në të gjithë së bashku kemi besim tek e ardhmja e Tbilisit dhe e Gjeorgjisë. Unë, gjithnjë, kam luftuar për popuillin gjeorgjian dhe, tani, do ta bëj këtë edhe më me forcë. Unë kam besim se ky është një fillim i mirë, se kjo është një fitore e popullit gjeorgjian dhe jo e Kaha Kaladzes”, tha Kaladze që u bë, që nga e diela e fundit, kryetar i Bashkisë së Tbilisit që ka 1,1 milionë banorë.
Sfidanti.al