Barça humb Rodri-n për ndeshjen me Atletico-n

Rodri nuk do të jetë në fushë të dielën në “Estadio Metropolitano” pasi mbrëmjen e kaluar ka pësuar një dëmtim muskulor. Klubi katalanas komunikoi sot gjendjen e shëndetësore të lojtarit duke konfirmuar se frika e Hansi Flick në konferencën e djeshme për shtyp ishte e bazuar. Rodri ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Mjekët e klubit nuk kanë dashur që të bëjnë parashikime, por ka shumë gjasa që rikthimi i tij në fushë të shtyhet për të paktën tri javë.