Lista me tetë dëshirat e Mesit për vitin 2018

Është e vështirë që të jesh më i miri, por Lionel Mesi, gjithnjë, i përcakton vetes synime të lartë që e mbajnë atë të motivuar për sfida të reja në karrierën e tij. Kështu, në fillim të këtij viti 2018, ai i ka përcaktuar vetes tetë dëshira që do të donte t’i realizonte gjatë 12 muajve të ardhshëm:

 

1-Kupa e Botës me Argjentinën

Dëshira më e madhe e Mesit është që, krahas trofeve dhe çmimeve të shumtë që ai ka fituar deri tani, të fitojë edhe Kupën e Botës (Rusi-2018), të cilën ai nuk e ka fituar, asnjëherë, në përbërje të ekipit të tij të Argjentinës.

2-100 gola në Ligën e Kampioneve

Mesit i mungojnë vetëm tre gola që të arrijë “qindshin” në konkurrimin më elitar evropian. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës në kupat evropiane, ndërkohë që nga 97 golat e shënuar, 79 i ka shënuar me këmbën e majtë, 15 me të djathtën, ndërsa tre me kokë.

3-Titullin e 5-të në Ligën e Kampioneve

Deri tani, ai ka fituar katër trofe të kampionit të Evropës, në Paris (2006), Romë (2009), Londër (2011) dhe Berlin (2015). Nëse ai do të arrijë deri te titulli i 5-të, ai do të bëhet rekordmen në këtë kategori që nga krijimi i LK-së, së bashku me bashkëlojtarët e tij, Zherar Pike dhe Andres Iniesta.

Sfidanti.al

4-Më shumë fitore në Primera

Leo Mesi, deri tani, ka arritur 301 fitore në 399 ndeshje që ka luajtur me Barcelonën në Primerën spanjolle. Atij i mungojnë edhe 33 fitore që të arrijë portierin Iker Kasijas qëështë rekordmen në këtë kategori.

Sfidanti.al

5-Të fitojë çmimin e 5-të “Piçiçi”

Mesi e ka fituar, deri tani, katër herë çmimin “Piçiçi” si golashënuesi më i mirë në Primera. Momentalisht, me 15 gola të shënuar, ai është bindshëm më i miri në këtë kategori, shumë përpara Ronaldos, duke e bërë atë favoritin kryesor që ta fitojë atë për herë të pestë gjatë sezonit 2017/18.

Sfidanti.al

6-Gol kundër Celsit

Ky futbollist argjentinas, gjatë karrierës së tij, ështëështë ndeshur tetë herë me Celsin, por, asnjëherë, nuk ka arritur që të shënoi gol. Ai ka mundësinë që ta ndërpresë këtëtraditë të keqe, qysh shkurtin e ardhshëm, duke pasur parasysh se Barça do të ndeshet me Celsin në fazën 1/8 të finaleve të LK-së.

7-Golashënuesi më i mirë në historinë e 5 ligave më të forta

Futbollisti Xhimi Grivs, me 366 gola (357 në Angli dhe nëntë në Itali), është rekordmen absolut, kur bëhet fjalë për golashënuesit më të mirë të pesë ligave më të forta të Evropës (Spanjë, Angli, Itali, Francë dhe Gjermani). Mesi, deri tani, ka shënuar 364 gola, kështu qëështë mëse e qartë se është vetëm çështje kohe, kur ky rekord i legjendës angleze së lartëpermendur do të kalojë në zotërimin e futbollistit argjentinas.

8-Gol kundër Xhironës

Xhirona është i vetmi ekip në Primerën spanjolle, kundër të cilit Mesi ende nuk ka shënuar gol. Ai do të ketë mundësi që ta arrijë këtë synim në ndeshjen e raundit të 25-të, kur Xhirona do të vijë në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al