Nuk është më lajm që mban erë lokalesh as pjellë e fantazisë, por korçarët janë futur kokë e këmbë për ta nxjerrë në ..breg Luftëtarin, duke synuar për t’i marrë sulmuein Bregu. Xhevairi i vogël gjirokastrit, ai që i kaloi poshtë hundës trajnerit kampion nesti Gjoka, kur ishte tek Flamurtari, ka nxitur bisedime që kanë prishur gjumin e dy klubeve. Nuk dihet si del fundi i tyre, djalë apo vajzë, Dejvi Bregu kërkohet nga disa ekipe brenda dhe jashtë vendit , dhe nësë Luftëtari peshon më shumë paratë se sa ndihmën e tij të çmuart për ekipin, fundi i filxhanit mund të ketë shije të hidhur për gjirokastritët. Në një vend të mësuar me kulturën e shkatërrimit, nuk do të ishte fundi i botës, sikur të gjithë t’i vërsuleshim qytetit të Jugut për t’i marrë me hir e me pahir shpirtin sulmues një ekipi të vogël që la gjurmën e madhe.
Do të mbetet në Gjirokastër apo do ta marrë Skënderbeu? Kjo pyetje nuk vlen shumë në një kampionat që krenohet edhe kur shet moralin e lojës e jo më asetet e tij bilogjikë si Bregu apo Abazaj. Është interesant fakti se loja e për shitjen e futbollistëve ndihmohet edhe nga prapaskena që përgatisin hileqarët e zyrave. Sa më shumë përflitet pa të drejtë fakti se Luftëtari do të rrezikoi të humbasë Superioren, aq më shumë vërsulen ujqërit ( jo vetëm ata të debores) për ta bërë sa më të vërtetë këtë alibi. Vetëm në llojin tonë mund të gjykohet si ekip i rrezikuar një ansambël që di të luajë futboll, të lë pa frymë me befasinë sulmuese dhe , më e bukura, shpesh i duhet që të driblojë edhe arbitrat për të mbërritur tek porta e kundërshtarit..
Sfidanti.al