Që skuadrat e Hansi Flick kanë tendecë për të shënuar gola kjo nuk është një risi. 61-vjeçari me fitoren e thellë që mori në drejtimin e Barçës përballë Sabah në Azerbajxhan ka vendosur një rekord në këtë drejtim pasi në drejtimin e FC Bayern dhe Barcelona-s ai ka festuar 150 gola në Champions League. Hansi Flick për të arritur këtë shifër impresionuese golash i janë dashur vetëm 49 ndeshje.
Ky rekord më parë i përkiste Pep Guardiola-s, të cilit për të arritur 150 gola në Champions League i janë dashur plot 16 ndeshje më shumë se Hansi Flick. Mesatarja e golave të shënuar për ndeshje për ekipet e Flick në Champions League është e çmendur për 90’ realizojnë 3.06 gola.

