“Muaji i mjaltit” me UEFA-n mbaron?, në federatë e kanë me përtesë të flasin për gabimet e tyre

UEFA e shtrëngoi dorën këtë herë sepse ndoshta votat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut të unifikuara nuk ia janë dashur hë për hë. Nuk ka zgjedhje në asnjë nivel dhe sot duhet që ndoshta “masha” e Disiplinës të bëjë punën për të cilën funksionon dhe ekziston. Në paralajmërimin e gjatë, “garnitura” është gjoba

Vazhdoni leximin →

FSHF u “lutet” tifozëve por nuk përmend gabimet që ngjallën zemrërimin e UEFA-s

FSHF reagon vetëm pak çaste pas vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s duke kërkuar përmbajtjen e tifozëve për të evituar dënime që mund ta dëmtojnë Shqipërinë, por nuk flet asnjë moment për gabimet e bëra në organizim që UEFA ia radhit të gjitha. Reagimi i FSHF-së: “Shqipëria e futbollit më shumë se

Vazhdoni leximin →

UEFA i “shtrëngon dhëmbët” Shqipërisë: FSHF dështoi në organizimin e ndeshjes me Poloninë

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dhënë gjatë ditës së sotme vendimet për të gjitha parregullsitë e evidentuara gjatë sfidës Shqipëri-Poloni, e cila u zhvillua më 10 shtator në “Air Albania” dhe përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve. 30 mijë euro gjobë janë dhënë për ndezjen e fishekzjarreve si dhe hedhjen e sendeve.

Vazhdoni leximin →

FSHF kërkon europian në kohën e klubeve pa stadiume

Në një kohë që Erzeni i luan ndeshjet si pritës në Rrogozhinë, Dinamo nuk ka një shtëpi ndërsa Tirana endet sa në “Selman Stermasi”, Elbasan dhe “Arenën Kombëtare”, FSHF e hedh shikimin më gjerë.  Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17

Vazhdoni leximin →

Disiplina rinis “muzikën e vjetër”, gjoba dhe pezullime për sjellje që përsëriten

Dy zyrtarë të Kukësit janë pezulluar me nga dy ndeshje ndërsa Turana e Vllaznia duhet të paguajnë nga 50 mijë lekë të reja për sjelljen jashtë kornizave të tifozëve. Sezoni i ri ka nisur me “muzikën e vjetër”, zyrtarë, lojtarë e trajnerë që protestojnë e më pas dënohen, por edhe klube që vuajnë gjobat javë

Vazhdoni leximin →