Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 200 mln euro për të shpenzuar në merkaton verore në kuadër të përforcimit të skuadrës së tij. Drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur t’i dhurojnë këtë shumë teknikut spanjoll për t’i “blinduar” edhe më shumë kampionët në fuqi të Anglisë, Europës dhe Botës. Objektivi i parë është Lucas Paqueta i West Hamit, shërbimet e të cilit City i kërkoi edhe në fundin e verës së kaluar. Por marrëveshja mungoi. Braziliani, i cili në Premier League ka shpërthyer duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit londinez, pëlqehet shumë nga Guardiola. Por jo vetëm ish-milanisti. Në listën e trajnerit katalanas ndodhen edhe emra si Jamal Musiala (Bayern Munich) dhe Bruno Guimaraes (Newcastle). Por edhe Joao Neves, 19-vjeçari i talentuar i portugezëve të Benfikës, i cili luan në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Neves debutoi edhe me kombëtaren e Portugalisë gjatë tetorit të vitit të kaluar. Deri tani numëron pesë performanca me skuadrën luzitane.
sfidanti.al