Komisioni i Disiplinës tani dënon edhe tifozët e Kombëtares

Pak orë pasi publikoi disa gjoba në dëm të ekipeve të këputura të Kategorisë së Parë,  Disiplina e FSHF ndryshoi repertor dhe nisi të merrej edhe me tifozët në stadium por jo për ata të futbollit që luhet në kategoritë e ndryshme në vend. Këtë herë, si rrallëherë, FSHF dënoi 5 tifozë me përjashtim nga të gjitha stadiumet në vend për gjobën 44 mijëshe dhe paralajmërimin e UEFA-s për mbylljen e sektorëve pas portave. Pasi i identifikoi dhe ia vendosi policisë në dispozicion raportin me detajet e hetimit, FSHF mund të fërkojë duart pasi tani ka në dispozicion 5 bileta më shumë nga sektori “Tifozat kuqezi”, ndërsa në krahun tjetër, ende po presim që të publikohen masat apo dënimet për shkeljet dhe shkelësit e tjerë që UEFA vuri në dukje si psh. “masat e dobëta në organizim” që përfshijnë hyrjen e kamerave të palejuara në fushë, problemet me shitjen e biletave dhe bllokimin e kalimeve për tifozët në stadium.

 

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.09.2023

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

– Gerti Lleshi

– Rinor Grajveci

– Edmond Hyseni

– Almir Dubovci

– Berat Maloku

  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  2. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.

Sfidanti.al