Trilema : Portieri Berisha, arbitri apo..vonesa e Maranit

 

Dredhitë e italianëve në lojën me top,  po i mësojmë nga trajnerët e Kombëtares! Sikur e dinë apo i ka spiunuar dikush,  që ne vdesim për përralla futbolli dhe të gjithë na i tregojnë ndeshjet siç duan ata, dhe jo siç janë. Edhe Maran, trajneri i radhës në serialin Italian, nuk mbetet pas. Kur fituam me San Marinon e vendit të fundit në Botë, trajneri deklaroi se ishte i lumtur. Sapo ndodhi “vetëvrasja e Helsinkit” ,  trajneri thotë se është e bujshme të humbasësh në këtë mënyrë. Dhe, fajin nuk e gjeti tek vetja, pra tek portieri Berisha, por tek arbitri që  këtë herë na ..”tradhëtoi” !

Kjo ndeshje me Finlandën është për t’u futur në laborator dhe të studiohet në çdo qelizë të saj. Na u duk sikur ishim fitues të merituar, kur shënuam dhe dominuam në fillim dhe më pas u shndërruam në humbës ! Dhe kur humbasim ekuacioni kuqezi është tollovitës. E kishte fajin portieri Berisha me dy “gabimet spektakolare” , e kishte fajin arbitri, apo edhe me 10 vetë u vonuam tek ndërrimet, që kur ndodhën,  na ringjallën lojën dhe oreksin.

Sido që të jetë e vërteta, vetëm portieri Etrit Berisha të mos ishte gabuesi i madh i ndeshjes, madje i dyfishtë:  pas gabimit mediokër në pasim dhe ndërhyrja fatale! Ftesa e tij pas 2 vitesh harrese të dyshimtë, pëe nj turne liliput si ky, ishte  si nje  shuplakë për portierët që prisnin prej kohesh radhën e portes..

Sfidanti.al