CR7, Zidane: Duhet ta vlerësojmë karrierën e tij të madhe

Kur u pyet për situatën e Cristiano Ronaldos te kombëtarja portugeze, Zinedine Zidane zgjodhi ta shmangte temën, duke shprehur vetëm fjalë lavdëruese për 41-vjeçarin. “Duhet ta vlerësojmë karrierën e tij të madhe,” tha trajneri i Francës para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Belgjikës. “Kam pasur fatin ta drejtoj atë. Ai më ndihmoi të fitoj shumë tituj. I heq kapelen Cristiano Ronaldos. Gjithmonë kam pasur respekt të madh për ata me të cilët kam kaluar kohë”, tha Zidane.